Familja e Rita Ora gjatë kësaj jave kanë qenë në qendër të medies për shkak të vizitës në Kosovë. Pas përfundimit të dasmës që kanë qenë prezentë në Prishtinë ata kanë filluar edhe publikimin e fotografive.
Edhe nëna e Ritës, Vera Ora ka postuar imazhe nga dasma e po ashtu edhe nga aeroplani privat me të cilin kanë ardhur.
Ndërsa nëse shikohet llogaria e Verës në instagram shihet një kolazh të saj me vajzën, Ritën.
Në fotografi shihen nënë e bijë me syze të bardha e të shkrimi që i shoqëron imazhin është se kujt i rrin më mirë, asaj apo Ritës?!
Komentet kanë qenë pozitive për të dyja duke mos i ndarë nënë e bijë./Prive.al