Shpat Kasapi ishte protagonist në emisionin Prive këtë të shtunë. Këngëtari ka filluar karrierën që shumë kohë e ka shijuar shumë suksese.
Por tani ai është më larg medieve duke qenë i përqendruar në koncerte e dasma. Për aq kohë sa ai mungon në shtyp, këngëtarët e rinj janë ata që mbizotërojnë në gazeta.
Për artistët e kësaj kohe, Kasapi thotë se janë të dështuar pasiqë po përdorin shumë autotune.
Përpos kësaj ai foli edhe për këngën ‘Do ta dua’ që u tha se është dedikim për të kaluarën përkatësisht për Afërdita Dreshaj.
Këtë lajm e konfirmoi vetë Shpati duke shtuar se ka vargje që i takojnë të kaluarës së tij./Prive.al