Met Gala që u shty për shkak të Covid-19, do të mbahet në datën 13 shtator.
Kjo është ndër eventet më të rëndësishme në fushën e modës ku paraqiten dizajnet më unike të stilistëve më të famshëm botërorë.
Ceremonia u shty për në shtator me shpresën se deri atëherë situata me pandeminë do të përmirësohet. Detajet janë të kufizuara, pa ndonjë temë zyrtare.
Tema e ekspozitës së Institutit të Kostumeve të vitit të kaluar ishte “Rreth kohës, moda dhe kohëzgjatja”, frymëzuar nga Virgina Woolf dhe filozofi francez i shekullit të 20-të Henri Bergson. Fillimisht tema synonte të përkonte me 150 vjetorin e Met Gala. /Prive.al