‘Çka don ajo’ është kënga dhe klipi i fundit që solli reperi Capital T. Artisti pas sezonit të nxehtë është nisur drejt Amerikës për të pushuar mirëpo edhe është duke pasur takime pune atje.
Pavarësisht që nuk do të jetë në Kosovë për një kohë të gjatë, Trimi nuk do ti mungoj adhuruesve të tij pasiqë shumë shpejt sjell projektin ‘S’ke ditë’ në bashkëpunim me Granit Dërgutin.
Granit është kantautor që i është bashkangjitur kompanisë ‘Authentic’.
Fillimisht ‘S’ke ditë do të publikohet në versionin audio e më pas edhe me një klip interesant.
Në këtë spot do të ketë personazhe televiziv por jo vetëm, edhe fansat e Kapos mu të dërgojnë video në faqen e tij zyrtare në facebook me emrin Capital T dhe ato do të bëhen pjesë e kolazhit të videoklipit./Prive.al