Harrohet virusi, Fero mban koncert në Mitrovicë (VIDEO)

By

Ditën e djeshme reperi Fero publikoi projektin “Italy” që e riktheu pas një shkëputjeje.

E duket se nuk ka pritur gjatë që të jetë pranë fansave.

Duke sfiduar kushtet e pandëmisë që kufizojnë grumbullimet shkaku i rrezikut të përhapjes së virusit, reperi ka kënduar në një kafiteri të Mitrovicës këtë pasdite.

Nga çfarë është postuar në rrjete sociale, distanca fizike ka qenë e pamundur të mbahet në një ambient të vogël me aq shumë njerëz.

Në qejfin më të madh, të gjithë të pranishmit duket ta kenë shijuar këtë event, me shpresën që pasojat nuk do të ketë pas disa ditësh. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm