Edhe një herë, Labinot Tahiri po u del në ndihmë qytetarëve të shtetit të tij.
I shqetësuar me mungesën e bocave të oksigjenit në spitale, ai dhe bordi i fondacionit “Labinot Tahiri”, kanë ndarë 10 mijë euro që do të mundësojnë blerjen e bocave të oksigjenit me të cilat do të furnizohen spitalet nëpër Kosovë.
“Në mungesë të oksigjenit nëpër spitale, dua të ju njoftojë se jemi të gatshëm që t’ju ndihmojmë. Ne si Bord i Fondacionit kemi vendosur për blerjen e bocave. Më vjen keq që i shoh lajme dhe që shkruajnë njerëzit që ka mungesë të oksigjenit nëpër spitale”, tha ndër të tjera Labi, në një lidhje direkte në Facebook. /Prive.al