Viola Spiro: Ja e vërteta e lidhjes sime me Drini Zeqon

By

Viola Sprio është një ndër biondet më të bukura të ekranit që çdoherë është nën llupën e medias sidomos për jetën e saj private.

Së fundmi, bukuroshja që po merr pjesë në ‘Dance with Me’ është përfolur për një lidhje të mundshme me partnerin në kërcim, gazetarin Drini Zeqo. Në një intervistë të dhënë për Bluetooth ajo ka sqaruar thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi në media.

E pyetur se si kalon me Drinin në aventurën e nisur ajo është shprehur: ‘Jam me fat që kam partner Drinin i cili është një intelektual dhe xhentëlmen i vërtetë’.

Viola  mohoi kategorikisht thashethemet për një relacion me Drinin që kalon miqësinë dhe potencoi se as në të ardhmen nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë.

Por edhe pse ka mohuar të gjitha lidhjet për të cilat është përfolur, përfshirë atë me futbollistin Bekim Balaj, bukuroshja ka deklaruar se nuk është single. Se kush është fatlumi që ka fituar zemrën e Violës shpresojmë ta kuptojmë së shpejti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm