Në rrjete sociale ka filluar një kampanjë përmes shpërndarjes së hashtag #mosNaSharritNpandemi dhe #mosNaSharrit, një mesazh shumë direkt, ku qytetarët shihet se mundohen ta ngrenë zërin dhe të shprehin pakënaqësitë që po ndodhin gjatë tërë kohës, por veçanërisht gjatë kohës së pandemisë në Kosovë.
Duke e marrë parasysh që jeta në Kosovë veçse ka qenë vështirë për t’u jetuar për klasat e ulëta sociale, në pandemi ju është vështirësuar edhe më shumë duke filluar prej rritjes së çmimeve të artikujve esenciale prej miellit, sheqerit e deri te maskat, barnat, dezinfektuesit, rryma e shërbimet e internetit.
Për më tepër qeveria e shtetit ende nuk ka miratuar ndonjë plan për rimëkëmbje ekonomike për t’u dalë në ndihmë bizneseve të cilat kanë shënuar humbje të mëdha gjatë kësaj kohe e aq më pak qytetarëve të vendit.
Deri tani këtë kampanjë vetë popullore e kanë përkrahur përveç qytetarëve të shumtë edhe disa prej artistëve si Taste2, Elinel, Adriana Matoshi, Miran Ramadani. /Prive.al