Bebe Rexha dhe Enca përfshihen në Bisedë live! Kanë ca fjalë për njëra tjetrën (VIDEO)

By

Bebe Rexha po e bënte bashkëbisedimin e saj të zakonshëm me fansat përmes një sesioni live në Instagram, kur në një moment këngëtarja shqiptare Enca Haxhia i shkroi një koment.

Enca i tha Bebe Rexhës që po komunikonte me adhuruesit e saj edhe në gjuhën shqipe, se po duket shumë bukur, përderisa Rexha kishte të veshur një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe dukej thuajse e pagrimuar.

E syrit vigjilent të Bebe Rexhës nuk i iku komenti i Encës dhe ia ktheu në po atë moment.

“Oh Enca edhe ti dukesh madhështore dhe më pëlqen shumë muzika jote”, i thotë Bebe Rexha, Enca Haxhiut në këtë video të realizuar live në Instagramin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm