Justin Bieber i dërgoi një mesazh emocionues gruas së tij Haley për 24 vjetorin e lindjes.
“Sytë e mi janë drejtuar te ti. Zemra ime është për ty. Shpirti im është për ty. Dashuria ime është për ty. Unë jam në shtëpi aty ku je. Ti je vendi im i sigurt. Jam fiksuar plotësisht me atë që je. Ëndrra ime më e madhe është të plakem me ty. Nuk mund të besoj se ti je imja përgjithmonë. “Urime ditëlindjen”, i shkroi gruas së tij në Instagram.
View this post on Instagram
Në vetëm gjysmë ore, postimi i tij mori më shumë se një milion pëlqime, e qindra mijëra komente, e shumë përdorues ndanë dedikimin që ai i bëri bashkëshortes së tij.
Padyshim, fjale që çdo grua do të donte të merrte nga bashkëshorti. /Prive.al