Para pak dite, Labinot Tahiri zbuloi një nga duetet më të veçanta në karrierën e tij.
Artisti informoi publikun se po sjell bashkëpunim me motrën e tij, Saranda. “Jeto në mua” mban emrin kjo prurje e cila do të vij me videoklip.
Kënga u parashikua të lansohej dje, me datë 16 tetor në ora 18:00.
Por ai dhe motra e tij nuk e panë të përshtatshme që lansonin këngën e re pikërisht këtë datë.
Bëht fjalë për rastin e familjes Arifaj, e cila tragjikisht humbi dy djemtë e saj.
“Sot kjo familje ka mërzinë shumë të madhe, për vdekjen e dy djelmoshave në moshë të fëmirisë!Unë dhe motra nuk do ta hedhim këngën e paralajmruar për sot!”, shkruan ndër të tjerash artisti në postimin e tij në Instagram, që mund ta gjeni të plotë më poshtë. /Prive.al