Cili është raporti i Rina Balaj me familjen e SinBoy?

By

Rina Balaj ka qenë ndër personazhet më të komentuara të shtypit rozë gjatë kësaj jave.

Artistja në një intervistë për “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, dhënë para pak jave ka treguar shumë histori rreth vetes, mes tyre edhe për dashurinë që po e shijon.

Balaj u shfaq e emocionuar teksa komentonte këngën e SinBoy dedikuar asaj në dy vjetorin e lidhjes e madje teksti i saj thotë se e dashuron atë që reflekton Rina si person e jo pamjen fizike me ndryshimin e ngjyrave të flokëve.

Në anën tjetër Rina gëzon edhe një raport shumë të mirë me familjen e SinBoy e poashtu anasjelltas, por martesa nuk është në planet e afërta për shkak të angazhimit në karrierë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm