Cardi B ka festuar dje ditëlindjen në një festë madhështore në Las Vegas.
Përpos rrethit shoqëror të artistes me famë botërore, i pranishëm ishte edhe Offset me të cilin u puth duke konfirmuar ribashkimin e tyre.
Por, përtej kësaj një tjetër detaj mori vëmendjen.
Cardi B në këtë event të rëndësishëm zgjodhi të vishej nga dizajnerja nga Kosova, Lena Berisha.
Fustani i zgjedhur nga stilisti i Cardi B, është pjesë e koleksionit të fundit e cila u prezantua në rrjetet sociale me fotosesion nga Oriola Marashi./Prive.al