Në intervistën ku foli për shumë gjëra, Noizy pashmangshëm u ndal edhe tek një prej bashkëpunëtorëve të hershëm, Dudën.
Në NIN me Alaudin Hamitin, reperi tha se Dudën e ka si vëlla të cilin “nuk ka ku e çon” teksa disa gjëra do duhej të sqaroheshin në të ardhmen.
E duket se kjo intervistë ku fliste me respekt për Dudën është bërë shkas që raportet të çtensionohen.
Duda e ka fshirë një postim ku thumbonte Noizyn para intervistës dhe ka ripostuar pjesën e deklarimit të Noizyt në profilin e tij në Instagram.
Urojmë që intervista e mbrëmshe të shërbejë si urë mes dy reperëve që kanë pasur një raport vëllazëror për shumë vite./ Prive.al