Ju kujtohet koha kur mblidheshit me shoqëri për të festuar deri në orët e vona bashkë me një turmë njerëzish? Me të menduar këtë ose buzëqeshët me nostalgji ose ju përshkoi një ndjenjë mërzie…
Pandemia na ka bërë të pamundur edhe gjërat më mundane të jetës. Si shembull; të frysh qirinjtë e tortës së ditëlindjes dhe pastaj të ndash tortën me të tjerët.
E sa i përket festivaleve e koncerteve masive, çdo gjë është shtyrë ose anuluar.
Ronela Hajati së fundmi ndau një video në llogarinë e saj në Instagram, që paraqiste një nga performancat e saj, ku brohoritjet dhe atmosfera e publikut madje e bënë të qajë.
Në postimin e saj, këngëtarja shkruan:
“Këto janë momentet për të cilat kam punuar gjithë jetën time! Kjo është ajo që dua më shumë! Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj! Nese situata vazhdon e tille,une cdo projekt e kam te shtyre per me vone,pervec ndonje kenge momentale… Me mungon pafund kjo atmosfere,ky publik,me mungojne netet pa gjume nga udhetimet,me mungon lodhja dhe kenaqesia qe justifikon gjithcka! Dhe qe e marr vetem prej jush… Une punoj,krijoj ,mundohem qe ne fund te dites te marr duartrokitjet tuaja! Pa ju ,une s’jam asgje… Faleminderit qe me keni mbeshtetur gjithmone dhe uroj tua kem shperblyer sadopak keto vite!”