Rita Ora e vetmja këngëtare që po zë vendet e para në iTunes (FOTO)

By

Pauza nga muzika e këngët e reja për gati dy vjet, e rikthyen fuqishëm këngëtaren Rita Ora në skenë e pranë fansave.

Shqiptarja që mori famë ndërkombëtare që në moshë të re duke qenë pjesë e labelit të reperit amerikan Roc Nation, u nda nga ky grup për të vazhduar e vetme.

Ndërsa vitin që sapo e lamë pas, pati pikun e suksesit me publikimin e dy këngëve: “Your Song” dhe “Anywhere”.

Por me kaq nuk mbaroi. Ajo menjëherë bëri publik lajmin se do jetë pjesë e trilogjisë “Fifty Shades of Grey”, duke sjellë një bashkëpunim me këngëtarin Lian Payne si sigël muzikore të filmit të ri “Fifty Shades Freed”.

“For you”, quhet kënga që tash edhe ndodhet në top listat e iTunes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm