Këngëtarja shumë e dashur Arilena Ara, ka mbushur 22 vjet dhe natyrisht një festë për vajzën e ditëlindjes nuk do të mungonte.
Dhënë faktin se ky vit nuk qe aq i mbarë për artistet, shkak se si pasojë e pandemisë një nga paraqitjet e saj më të rëndësishme të karrierës u anulua bashkë me Eurovision-in.
Thënë shkurt, ajo meritonte një festë të madhe me shumë miq e muzikë.
Shumë kolegë të saj ishin prezent për të zbukuruar festën e artistes, si Xhensila Myrtezaj, Flori, Labinot Gashi e Alban Skënderaj.
Arilena më pas hyri në llogarinë e saj në Instagram për të ndarë disa momente të shkëputura nga festa dhe për të falënderuar të gjithë për urimet dhe që i zbukuruan ditëlindjen. /Prive.al