Në betejën e ashpër për të dominuar verën, një emër duket se e ka sfidën të fituar.
Fjala është për Mozzik që ka “bombarduar” me një seri këngësh të shndërruara në super hite.
E nisi verën me “Madonna” për ta vazhduar me “Pishmon” e “Paranoia” në bashkëpunim me Kidën e të premten tjetër ai do sjellë një tjetër këngë.
Datën 17.07 ai e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale pa zbuluar më shumë, nëse projekti do jetë solo apo në bashkëpunim dhe mbi të gjitha cilit treg do t’i dedikohet.
Na mbetet të presim edhe pak ditë deri në “goditjen” e radhës nga reperi. /Prive.al