Diona Fona në fund të qershorit publikoi videoklipin e saj më të ri “Baje” i cili ishte një ndër më të kuruarit në skenën muzikore shqiptare.
Ky projekt që po dëgjohet goxha shumë ishte vetëm nisje për artisten.
Kështu ka treguar vetë Diona në intervistën e fundit dhënë për Prive, ku përpos detajeve mbi këtë videoklip, Fona zbuloi se gati ka shumë projekte të reja e madje nuk do të vonojnë shumë deri në daljen e tyre.
Brenda pak javësh vjen një tjetër klip e paralajmërimi i saj ka nisur në rrjetet sociale./Prive.al