Princesha e Austrisë ndahet tragjikisht nga jeta

By

Maria Singh ose Princesha Maria Galitzine, ka vdekur në mënyrë tragjike në moshën 31 vjeçare.

Vajza e Princit Piotr Galitzine dhe Princeshës Maria-Anna Galitzine, neé Archduchess e Austrisë, vdiq më 4 maj nga një “aneurizëm i papritur kardiak”, konfirmoi një nekrologji e publikuar nga Houston Chronicle. Vdekja e saj e parakohshme në Houston erdhi vetëm disa ditë para ditëlindjes së 32-të.

Si pasardhëse e Perandorit Charles I të Austrisë, Maria lindi në Luksemburg dhe më vonë ndoqi shkollën si fëmijë në Moskë, si dhe Kolegjin e Artit dhe Dizajnit në Belgjikë. Ajo ka punuar në modelimin e brendshëm dhe së fundmi ka jetuar në Houston me burrin e saj, kuzhinierin Rishi Singh.

Pasi u martuan në shtator 2017, çifti sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë tani 2 vjeçar, të quajtur Maxim.

Burimi: E NEWS

 

Artikuj të ngjashëm