Votoni: Thjesht koincidencë apo Bella Hadid kopjoi fustanin e Rinës?

By

Në llogarinë e saj në Instagram reperja, Rina postoi disa fotografi nga mbërmja e saj e maturës.

Fustani që ajo veshi ngjan tejet shumë me atë që do veshte supermodelja Bella Hadid disa javë më vonë.

Në një postim të saj në Instagram Rina shkruan se ky fustan që veshi ishte fustani i maturës para tre vjetësh, menjëherë pas 3 javëve Bella Hadid u paraqit në një event me një fustan që i ngjante tejet shumë atij të Rinës.

Më pas Rina pretendon që Instagram-i fshiu foton e saj kur ajo theksoi që supermodelja i kishte vjedhur modelin. Pastaj me shaka shton se është në rregull, nuk do ta padis.

Në një tjetër postim ajo shkruan që ajo duket bukur dhe se nuk po thotë që modelja i vodhi fustanin.

Si mendoni ju? Votoni më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm