Bëhet virale video ku reperi DaBaby sulmon anëtarin e grupit të tij (VIDEO)

By

Një video e reperit DaBaby që shfaqet duke goditur me grusht artistin e ekipit të tij Wisdom gjatë një konfrontimi shumë të nxehtë është bërë virale, vetëm dy javë pasi ai qëlloi në këmbë një hajdut në shtëpinë e tij në Karolinën e Veriut.

Pas performancës së tij në eventin Spring Jam 2022 në Colonial Life Arena të premten, artisi u filmua duke u përfshirë në një grindje të zjarrtë.

Të dy muzikantët arritën të gjuanin disa grushta ndaj njëri tjetrit, teksa u filmuan nga të ftuarit në prapaskenë, para se të përfundonte video e përplasjes së tyre.

“Unë nuk e fal dhunën, thjesht kam qenë aty kur ka ndodhur. @dababy kishte një arsye të fortë. Unë nuk jam duke marrë anën e tij, por e shoh pse ai bëri atë që bëri, kjo ishte videoja ime, por e mora të gjithë videon dhe do t’ju them pse @dababy bëri atë që bëri,” shkroi një pjesëmarrës.

Artikuj të ngjashëm