Kastro Zizo bëhet sërish baba

By

Këngëtari Kastro Zizo është bërë sërish baba ditën e sotme.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka bërë të ditur se këtë mëngjes ka ardhur në jetë djali i tij Dante.

Lindja e partneres, Sara ka shkuar fatmirësisht si më së miri dhe të dy, foshnja dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.

Pas djalit Dankan dhe vajzës Nia nga lidhje paraprake, Dante është fëmiu i tretë i këngëtarit të njohur.

Me jetë të gjatë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm