Art Abazi në studio për albumin e tij të parë

By

Është i rekrutuari i fundit zyrtarisht në labelin e njohur PINT, e madje nga kjo logo ka publikuar dy bashkëpunime, një me Mc Kreshën e tjetrën me Llunin.

Në llogarinë e tij në Instagram së fundmi ai kishte publikuar disa imazhe ku shihnim këngëtarin në studio, kurse tani e dimë se çfarë ka në mendje ai.

Ai po punon në studio për albumin e tij të parë. Në këto kohë kur albumet janë të rralla nga artistët tanë, ky lajm padyshim që do të jetë emocionues për audiencën e këngëtarit.

Ndonëse gjithçka është në punë e sipër detaje të tjera nuk janë bërë të ditura ende për publikimin e këtij albumi – të paktën deri më tani! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm