Eminem nxjerr në ankand një palë atlete të rralla për bamirësi

By

Eminem po pastron dollapin e tij për bamirësi. Të Mërkurën (30 Prill), ai postoi një fotografi të një palë atleteve të rralla Air Jordan për t’i dhuruar në luftën kundër COVID-19.

Të ardhurat nga shitja fillestare do të shkojnë drejt fondacionit Eminem Marshall Mathers. Këto atlete janë vetëm një nga 10 palë të krijuara në vitin 2015 nga Michael Jordan.

Së bashku me dhurimin e tij të atleteve Jordan, në fillim të këtij muaji, Eminem dhuroi 400 vakte të Mom’s Spaghetti dhe i dorëzoi ato në spitalin Henry Ford dhe në Detroit Receiving Hospital.

Burimi: Billboard

 

Artikuj të ngjashëm