Në periudhë si kjo që po kalojmë kur përditshmëria na ka ndryshuar në çdo aspekt, përshtatjes me situatën e re nuk i kanë shpëtuar as festat e ditëlindjes.
Festat e mëdha me shumë të ftuar janë anuluar për të gjithë, e sigurisht se e njejta vlen edhe për bukuroshen Andrra Destani.
Bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha mbushi dje 25 pranvera në shtëpi, vetëm me këngëtarin dhe djalin e tyre, Ansin.
Kjo është lënë të kuptohet përmes fotografive në rrjete sociale me ç’rast janë zbuluar edhe dhuratat e Sinanit për bashkëshorten e tij. Një set i vathëve e zingjirëve të shtrenjtë kanë qenë zgjedhja e këngëtarit për bashkëshorten e tij.
Përkundër mungesave të familjarëve dhe miqve, Andrra duket të ketë qenë e përmbushur përgjatë ditës së veçantë me personat e zemrës, dhuratat dhe urimet e shumta që nuk i kanë munguar për asnjë minutë.
Pamjet ua sjell videoja e mëposhtme.