Shumë njerëz po shohin leximin si ikje nga realiteti. Në fakt leximi ka përparësi shumë pozitive për ju si stimulimi mendor, reduktimi i stresit, zgjerimi i fjalorit, përmirësimi i kujtesës e këto janë vetëm nga disa.
Edhe dy artistët, Yll Limani dhe Tayna shumicën e kohës po kalojnë duke lexuar libra të ndryshëm.
Së fundmi një propozim si një libër që duhet lexuar na vjen nga Ylli. Fjala është për librin “The Help” nga autorja amerikane Kathryn Stockett. Historia është për afrikano-amerikanët që punojnë në shtëpi të bardha në Jackson, Mississippi, gjatë fillimit të viteve 1960.
Kurse Tayna ndau në llogarinë e saj në Instagram një nga librat e mendimit pozitiv – zhanër ky tejet i preferuar nga reperja.
Bëhet fjalë për librin “Go love yourself” nga Heather Colleen Reinhardt.
Në një mision për t’u siguruar që sa më shumë njerëz të jetë e mundur të kenë mjetet e duhura për të kultivuar vetë-dashuri, Heather vendosi të shkruajë Go Love Yourself. Në këtë libër, ajo ndan tregimet e saj personale (të prekshme por me humor) me hapat që e ndihmuan atë të hapte rrugën drejt vetvetes (respekti, vlera dhe dashuria). /Prive.al