Kështu duket një ditë e zakonshme e Anxhelinës në karantinë

By

Anxhelina Hadërgjonaj vite më parë u bë pjesë e skenës muzikore me disa këngë duke marrë vëmendjen e mediave e publikut, mirëpo ajo vendosi të zhvendosej në Amerikë ku edhe u distancua nga industria e muzikës.

Ajo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndronte me vite u kthye në Tiranë, për të qëndruar afër familjes së saj në këto kohë pandemie.

E ftuar për Prive Anxhelina foli shumë edhe për karrierën e saj muzikore që ka vite që po qëndron pezull.

Kur do të kthehet dhe çka ka në plan ajo, e thotë vetë Anxhelina. Ajo po ashtu tregon se si duket një ditë e zakonshme e saj në karantinë tani e disa javë.

Ndiqni të plotë intervistën e saj në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm