Gjatë kohës sa ishte e pranishme në garën e talenteve të rinj “X Factor” Bleona Qereti kohë pas kohe udhëtonte drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës, për të realizuar klipin e këngës “Take it over”.
Këngë kjo e cila u publikua pikërisht në këtë garë, ndërsa klipi jo.
Në YouTube deri para një jave mund të shihje vetëm prapaskenat e klipit, e tani edhe ato janë larguar.
Kjo për faktin ngase këngëtares i është premtuar premiera e klipit “Take it Over” në kanalin zyrtar të muzikës “MTV” brenda dy muajsh.
Po ndodhi kjo Bleona ka kapur suksesin që e ëndërron tash e sa vite./Prive.al