Prive – pikë reference për prestigjiozet europiane ‘Blick’ e ‘The Sun’

By

Prive.al për të disatën herë është shndërruar sërish në pikë reference për mediumet më prestigjioze europiane.

Këtë herë,  ‘Blick’-u zviceran dhe tabloidi i njohur britanik ‘The Sun’ janë shërbyer me raportimet tona duke cituar portalin tonë për raportimet e romancës së Xherdan Shaqirit dhe Dhurata Ahmetaj.

Jehona e raportimit ekskluziv të Prive.al ka mbërritur deri tek këto dy mediume të cilat kanë përcjellur me interes zhvillimet për jetën private të futbollistit që luan për Liverpool dhe njëkohësisht edhe kombëtaren zvicerane.

‘Magazina e showbizit Prive.al pretendon që Dhurata i ka bërë udhëtimet drejt Britanisë për të frekuentuar Shaqirin. Çifti janë bërë tema e medias zvicerane, shqiptare dhe kosovare’ – shkruan mes tjerash ’The Sun’.

Sakaq, në frymë të përafërt raporton edhe Blick, një prej dy mediumeve më të lexuara në gjithë shtetin helvetik.

Prive do vazhdojë të jetë si për kaq shumë kohë – numër një në lexueshmëri, besueshmëri dhe prodhim të lajmeve të showbizit shqiptar.

Artikuj të ngjashëm