Horoskopi: Zbuloni se çfarë fshehin yjet për ju këtë javë

By

Është një javë e re, një fillim i ri. I gjithë qëllimi është t’ja nisim javës gjithë energji. Pra, kur të filloni një udhëtim të ri, zbuloni se çfarë kanë në dispozicion yjet për ju.

Ka dymbëdhjetë shenja të zodiakut dhe secili ka veçoritë e tij të dallueshme. Qoftë Dash, Dem, Binjak, Gaforre, Luan, Virgjëreshë, Peshore,  Akrep, Shigjetar, Bricjap, Ujor apo Peshk – secili prej shenjave ka diçka unike për të treguar:

Dashi

Këtë javë do të jeni më të vëmendshëm se kurrë për reputacionin tuaj. Ndoshta po mendoni të impresiononi dikë. Është gjithnjë e rëndësishme të mendoni për imazhin tuaj dhe mënyra se si u qaseni të tjerëve. Edhe pse ju gjithnjë mbani qëndrim ju duhet të punoni në çfarëdo lloj gjëje që ju e konsideroni si pikë tuaj të dobët. Një mundësi e re është në horizontin tuaj edhe nëse nuk vjen këtë javë. Mbani këtë qëndrim dhe ndjehuni rehat me ndryshimet. Kjo mundësi e re mund të luajë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj.

Demi

Po ndjeheni i stresuar për rolin që po luani tani në  punë. Me që ju jeni dikush që jepni më të mirën nga vetja, mos u shqetësoni për këtë rol që mban më shumë përgjegjësi. Mos lejoni që stresi dhe presioni që ndjeni të ndikojë në raportet e tua me të tjerët. Vazhdoni punën që keni nisur dhe në fund të ditës bëni diçka që është çlodhëse për ju.

Binjakët

Ti nuk je fare anti-social, përkundrazi të tjerët ju shohin si një person shumë të qeshur dhe të shoqërueshëm. Por këtë javë do të ndjeni nevojën për pak vetmi, dhe jo në aspektin negativ. Ndoshta keni nevojë për pak qetësi që të mendoni jetën tuaj pak më thellë. Kjo është një javë e mirë që tërë kohën t’ia kushtoni vetes suaj dhe të largoheni nga situatat që ju japin stres. Ju jeni një punëtor i madh kështu që nëse këtë javë takoni dikë me fuqi mos u tregoni modest. Flisni për veten tuaj sepse mund të hapë dyer të mundësive të reja.

Gaforrja

Mund të zbuloni disa gjëra të mrekullueshme për veten tuaj këtë javë. Nëse keni humbur pak vetëbesimin këtë javë do të hasni në shumë admirim dhe pranim, gjë që do ju ndihmojë të ndërtoni vetëbesimin tuaj përsëri. Jeni një person me shumë talente, kështu që këtë kohë punoni që t’i zhvilloni ato. Ka diçka që po ju shkëput mendjen nga prioritetet tuaja. Mendoni mirë se ku duhet të koncentroni vëmendjen tuaj!

Luani

Këtë javë, është e rëndësishme që të filloni të bëni plane financiare që kanë të bëjnë me sigurinë tuaj – veçanërisht ato që lidhen me jetën tuaj personale. Ju jeni gjithnjë i kujdesshëm me planë financiare po nuk keni qenë i vëmendshëm më jave, ndoshta edhe muaj. Por në momentin që merrni përsipër planet, do të ndjeheni më i sigurt dhe i qartë për të ardhmen. Durimi do të jetë esencial për ju këtë javë, sepse do ballafaqoheni me dikë që ju ngrit nervat. Nëse jeni i uritur të filloni një kontratë ose negocim, më e mira është që të prisni pak.

Virgjëresha

Fokusi juaj këtë javë duhet të jetë vetëm në mirëqenien tuaj. Po shqetësoheni më shumë për dikë tjetër se sa për veten, mirë po nëse nuk kujdeseni për veten së pari, nuk do jeni në gjendje të kujdeseni për dikë tjetër. Së fundmi po frustroheni për financa. Ajo që duhet të bëni është të caktoni prioritetet tuaja. Po përpiqeni të mbani gjërat nën kontroll me çdo kusht. Mirëpo sa më shumë që relaksoheni aq më shumë do të qartësoni mendjen tuaj. Mos bëni një hap të pa menduar mirë, sepse mund ta pësoni.

Peshorja

Keni një dëshirë të fortë të filloni të ndiqni një ëndërr tuajën, por a jeni të përgatitur aq sa duhet? Zakonisht ju filloni diçka të re me një plan të hartuar detajisht dhe tani po tregoheni më impulsiv. Qëndroni me këmbë në tokë, planifikoni me kujdes dhe rezistoni impulsivitetit tuaj. Çfarëdo lloj mundësie që do vijë drejt jush, analizojeni mirë që gjithmonë të jeni të përgatitur për të panjohurën.

Akrepi

Nëse keni një bisedë me dikë të rëndësishëm këtë javë, praktikojeni në shtëpi. Kujdes si shpreheni dhe nëse po përçoni mirë atë që mendoni. Dicka që ka qenë e palëvizshme në jetën tuaj do fillojë të ndryshojë. Ndoshta ka të bëjë me punë, shtëpi, raport me një person ose diçka tjetër. Ndonëse mund t’ju shqetësojë pak, ky ndryshim mund të rezultojë pozitiv nëse e trajtoni të tillë. Këtë javë filloni të bëni një plan për aktivitetin tuaj fizik, meqenëse ka disa ditë që keni filluar të ndjeheni si pa energji.

Shigjetari

Nëse po përjetoni ndonjë stuhi emocionale në jetë momentalisht, më e mira që mund të bëni është të kërkoni strehë tek personat më të dashur. Edhe pse po mendoni se nuk ka diçka që mund të bëni që të dilni nga kjo gjendje, ka gjithnjë një mënyrë që të rimerrni veten tuaj. Kaloni kohën tuaj me shokë dhe familjarë sepse duhet të ruani gjithnjë qetësinë tuaj. Mos harro Shigjetar, çdo stuhi do kalojë!

Bricjapi

Këtë javë, do të bëni hapat e parë drejt asaj që e keni menduar që sa kohë. Prapë do të hezitoni, mirëpo mbajeni në mend që koha ka ardhur. Mos mendoni dështimin, mendoni vetëm rezultatet. Ndonëse udhëtimi mund të jetë i pamundur në këto ditë, të mendoni për plane të së ardhmes, do ju mbushë me shumë energji pozitive. Shfrytëzojeni këtë energji dhe entuziazëm që ta vazhdoni projektin që keni nisur.

Ujori

Këtë javë, më në fund do arrini në një përfundim sa i përket një raporti të gjatë njerëzor. Ose kjo lidhje ka ndryshuar ose ka përfunduar për arsye misterioze, disa të vërteta do ju bien në prehër. Kjo mund t’ju ofrojë ju mundësinë që të rregulloni atë që është thyer mirëpo jeni ju që duhet të bëni hapin e parë. Dicka do të kërkojë për vëmendjen tuaj këtë javë. Zgjidhja e kësaj çështje do zgjidhet sa më shpejt që ndërmerrni hapa.

Peshqit

Shoqëritë – sidomos njëra që ka qenë në prapavijë që disa kohë do të jetë prominente në jetën tuaj këtë javë. Ju vlerësoni miqësitë tuaja por ndoshta ka kohë që nuk keni kushtuar vëmendjen tuaj aq sa duhet. Disa ngjarje këtë javë do ju shtyjnë në një ribashkim të lumtur me dikë. Dikush special në jetën tuaj do ndajë një lajm me ju që do ndriçojë ditën. Këtë javë do të liroheni nga një obligim ose situatë e pakëndshme.

Artikuj të ngjashëm