Upss, pa dashje: Kim Kardashian zbulon gjininë e bebes numër 3!

By

Ajo po bëhet nënë dhe kjo është storia e vitit në shoubizin ndërkombëtar. Kim Kardashian, po pret që t’i vijë në jetë bebja numër tre, dhe ajo e bashkëshorti Kanye West, po e presin fëmijën nga një nënë surrogate.

Por, mbrëmjen e kaluar ajo pa dashje e ka zbuluar se po pret një vajzë.

37 vjeçarja e ka bërë këtë njoftim si e ftuar në emisionin The Ellen DeGeneres.

Kim ka folur për festën e saj të bebes që e zhvilloi javën e kaluar, ndërsa vajza e saj North mezi që po pret që t’i vijë në jetë bebja.

“Njerëzit më sollën plot dhurata, lodra e të tjera gjëra. North po i hapte dhe më tha: Mami, pasi që motra ime ende nuk ka ardhur në jetë, a mund të luaj me to që të sigurohem se janë në rregull për motrën?”, ka thënë Kim. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm