Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka shkruar historinë duke u bërë femra e për në botë që paraqitet në kopërtinën e “British Vogue” që mbanë në kokë një “durag” si simbol i fuqisë së njerëzve me ngjyrë.
Durag apo do-rag ose du-rag është një shall që vendoset në kokë, kryesisht për të mbajtur më mirë gërshetat. Ky filllimisht u përdor nga gratë e varfëra punëtore dhe skllave të shekullit XIX.
Kujtojmë se pas lëvizjes për fuqizimin e komunitetit afro-amerikan e njohur si “Black Power Movement” duragët u kthyen në aksesor të zakonshëm dhe u përdorën nga shumë personazhe të njohur, duke përfshirë reperë dhe atletë.
Duragët u bënë simbol të mbijetesës dhe fuqisë së afro-amerikanëve.
Por për një paraqitje e tillë është e pabesueshme edhe për redaktorin revistës së njohur!
“A e kisha imagjinuar ndonjëherë që do të shihja një durag në kopertinën e Vogue?”, ka shkruar redaktori i British Vogue, Edward Enninful.
Në postim ai po ashtu zbuloi se ishte ideja e Rihannas që të shfaqej me durag, i cili u krijua nga Stephen Jones.
“Për setin fotografik, ajo dëshironte një dekadë të re”, vazhdon ai. “Kemi punuar me një arkiv të konsiderueshëm për të gjetur një propozim të ri. Ishte ora 2 e mëngjesit kur më ra telefoni dhe më tha: ‘Po sikur të përdorim një durag?’”.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rihanna mban një durag në kokë – këtë e ka bërë edhe në Grammy Awards.
Ajo njihet si një prej këngëtareve më simpatike në skenën muzikore shqiptare. Në secilën paraqitje të saj, Miriam Cani reflekton pozitivitet dhe ëmbëlsi. E...