Koncerti i mbrëmshëm i Loredanës në Gjermani mblodhi mbi 5,000 njerëz

By

Turneu i Loredanës “King Lori Tour” ka filluar dhe deri më tani raportohet se të gjitha arenat ku do të perfomojë reperja, biletat gati se janë shitur të gjitha.

Loredana mbrëmë mbajti një koncert në Leipzig të Gjermani dhe mblodhi mbi 5,000 njerëz,

Reperja ishte e shoqeruar edhe nga makeup artistja, Sellma dhe stiluesi i flokëve, Kaci.

Në disa foto të mëposhtme mund të shihni edhe atmosferën që mbizotëroi mbrëmë.

Vlen të ceket se ky është koncerti i fundit i kësaj mase të madhe të paktën për një periudhë të caktuar në Gjermani.

Ngjarje të mëdha kulturore në teatro, opera dhe shtëpitë e koncerteve në Gjermani u anuluan nga kjo e mëkurë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, thanë autoritetet në kryeqytetin gjerman.

Masa do të mbetet në fuqi deri më 19 prill, dhe do të ndikojë gjithashtu në koncertet në Filharmoninë e njohur të Berlinit, tha sekretari i Berlinit mbi kulturën, Klaus Lederer, duke shtuar se ishte “për të ardhur keq, por përgjegjësia duhet të marrë.”

Masat zbatohen për të gjitha ngjarjet e më shumë se 500 personave, kryeqyteti njoftoi të mërkurën.

Artikuj të ngjashëm