Filmi “There Is No Evil” që flet për dënimin me vdekje në Iran i regjisorit, Mohammad Rasoulof, fitoi çmimin e madh në festivalin e filmit në Berlin.
Mohammad Rasoulof, nuk arriti që t’a merrte personalisht çmimin pasi që e ka të ndaluar të dalë nga Irani, por atë në emër të tij e mori producenti Farzad Pak, i cili falenderoi kastin e mrekullueshëm që kishte vënë në rrezik jetët për të qenë pjesë e filmit.
Filmi tregon katër histori të ndara për dënimin me vdekje në Iran, nga ajo e një ekzekutuesi e deri tek familjet e viktimave.
Rasoulof ishte dënuar me një vit burg për sulm ndaj shtetit dhe i ishte ndaluar përjetë bërja e filmave. Duke folur në një konferencë përmes telefonit, regjisori tha se filmi i tij i fundit kishte të bënte me marrjen e përgjegjësive nën diktaturë.
“Ti mund të përpiqesh të lësh mënjanë përgjegjësinë personale dhe t’ia kalosh fajin qeverisë…por njerëzit mund të thonë jo”, tha ai.