Meda me një projekt të ri (VIDEO)

By

Me verën e cila tashmë ka nisur, këngëtarë të shumtë janë mobilizuar për përgatitjen e projekteve të reja.

E një i tillë nuk kishte se si të mungonte as nga këngëtari shumë i pëlqyer Mehdin Përgjeqaj – Meda.

Ai përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar këngën e re të titulluar ‘Shihem, nihem’ e cila do të publikohet së shpejti.

Meda nuk ka preferuar të jap detaje të hollësishme duke u mjaftuar me një video të shkurtër paralajmëruese.

Tashmë kur ka përfunduar pushimet dhe djali i vogël është rritur pak, duket që koha është që Përgjeqaj t’i rikthehet fuqishëm muzikës. Këtë po e presin të gjithë… /Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=yKRfpZ-NuJg

Artikuj të ngjashëm