Bleona sjell ‘Haters’ në duet me një emër të famshëm shqiptar

By

Haters’ është kënga e re e Bleona Qeretit që do të publikohet me datën 1 mars. Audio e saj veçse është lansuar në shtator të 2019, por klipi vjen tani pas disa ndryshimeve.

Në versionin me videoklip kënga do të jetë në duet dhe Bleona është bërë bashkë me Bes Kallakun, për këtë duet.

Pjesa e Bleonës do të jetë në anglisht teksa e Besit në shqip, teksa të dy i këndojnë komenteve negative me llogari fallso në mediat sociale të artistëve.

Rreth kësaj, Qereti foli ekskluzivisht në Prive ku ndër të tjera u publikuan edhe pamjet e klipit të ri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm