Tetë vjet pa babanë: Agnesa Vuthaj i bën dedikimin që na mbushi me lot

By

Ka tetë vjet që babai i është ndarë nga jeta, dhe asaj po i mungon shumë.

Ish Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, e ka kujtuar me shumë mall babain e saj të ndjerë për të cilin ende vuan.

Ajo i ka thurur atij një dedikim shumë të bukur, i cili është emocionues dhe të mbush me lot.

“Babë, të kujtojmë me mall e dashuri çdo ditë, çdo javë, muaj e vite që janë aq të gjata nga malli që ndjejmë për ty, por aq pranë nga dhimbja që ndjejmë thellë në zemër, edhe kur buzëqeshim në fytyrë! 8 vjet pa ty më mësuan të përballoj çdo sfidë në jetë me kokën lartë, siç përballuam ikjen tënde nga kjo botë; duke mbajtur vath në vesh shprehjen që thoje gjithmonë: “Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”!”, shkruan Agnesa.

“Të ndjej aq pranë Babë, sikur kur të kam bërë këtë foto në udhëtimin tonë të fundit bashkë!”, janë fjalët që ia dedikoi ajo babait të ndjerë.

https://www.instagram.com/p/BvJ-RwlnFEv/

Artikuj të ngjashëm