Artistët shqiptarë zemërthyer shprehin ngushëllime për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

By

Gjenerata të tëra të frymëzuara jo vetëm nga arti dhe muzika e saj, por edhe nga guximi që e karakterizoi Nexhmije Pagarushën.

Image result for nexhmije pagarusha

I gjithë komuniteti artistik dhe jo vetëm mbetën zemërthyer nga vdekja e saj.

Ishin të shumtë artistë që shprehën ngushëllime familjes dhe të gjithë fansave të muzikës së Pagarushës.

“7 maj, 1933 – 7 shkurt, 2020

Pushoi së rrahuri zemra e zërit më dritëplotë që ka pasur Kosova ndonjëherë.
Zëri, që ia nxori madhështinë malit e bukurinë fushës, që nga gjurmët e para në mrizet e Pagarushës. Zëri, që gjethoi në mënyrën më moderne folklorin tonë burimor, duke bulbëruar lule me aromë të përjetshme për zemrat shqiptare!” – shkruan Ilir Shaqiri në llogarinë e tij në Facebook.


“Zemër plas!

Më këpute shpirtin Nanush!

Ajo që dhembë tmerrësisht shumë është që s’do të kem me mundësi të vij e të të përqafoj fizikisht por ne shpirt e mendje do të ruaj përherë kujtimin e veprën e madhe që na le sepse gjenerata të tëra, nder breza jem rritur me zërin tënd hyjnor.Të na falësh që si shtet, nuk bëmë aq sa duhet për ty, por nuk bëmë kurrë për askënd që e ngriti lart ne piedestal artin dhe figurën e shqiptarit. Por kështu jemi ne. Luftë hijenash bëjmë vetëm për karrige. Lamtumirë nanush! Ta dish që sa të kem frymë e kudo në botë do mburrem me ty dhe artin tënd hyjnor. U prehsh në paqe zëri i Kosovës, Nexhmije Pagarusha” – shkruan Ramë Lahaj në llogarinë e tij në Instagram.


Aktorja shumë  e dashur për publikun, Shengyl Ismaili kujtoi figurën e Pagarushës duke i kushtuar poezinë “Barbara” nga poeti i madh francez Zhak Prever (Jacques Prévert).


Edhe moderator shqiptar, Ardit Gjebrea shkroi disa fjalë për Nexhmije Pagarushën në llogarinë e tij në Instagram nën një fotografi ku shihen dyshja të përqafuar.

Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot, por gjithë jetën. Të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhetaren speciale, ndërsa mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak, me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh, ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty. Kush tha që u shua bylbyli? Zë si i yti, është nga ata që e kanë jetën eterne. Më sëmbon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua!”,- shkruar ai.


Emra të muzikës si Capital T, Kida, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Learta Jakupi, Ledri Vula, Edona Llalloshi, Xhensila Myrtezaj, Dren Abazi, Gold AG, Fifi, Nora Istrefi, Soni Malaj, Vesa Luma, Flaka Krelani,  e shumë të tjerë i shprehën ngushëllime familjes duke kujtuar dhe vlerësuar lartë trashëgiminë kulturore që la pas e papërsëritshmja, Nexhmija Pagarusha.

 

 

Artikuj të ngjashëm