Dafina Zeqiri nis xhirimet për klipin e ri?!

By

Këngëtarja Dafina Zeqiri është goxha e angazhuar kohëve të fundit duke realizuar albumin e saj më të ri, që do të jetë shumë më ndryshe nga ato parapraket.

Për këtë projekt madhor të karrierës, artistja ka punuar në disa studio të ndryshme europiane për të sjellur një shije tjetër në këngët e saj.

Por, albumit duket se do ti paraprij një videoklip i ri e kështu na lë të kuptojmë një postim që ka bërë artistja në llogarinë e saj në Instagram.

Edhe pse në prapavijë është kënga e fundit “Vuj” duket se edhe e radhës do të ketë të njëjtën frymë nisur nga përshkrimi që ka lënë “Zemra dhem dhem”.

Xhirimet janë duke u bërë këto ditë, teksa nuk ka ndonjë datë publikimi./Prive.al

Artikuj të ngjashëm