Në këto ditë të ftohta Shkurti, bukuroshja shqiptare Afërdita Dreshaj ka marrë rrugë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për disa pushime të nxehta së bashku më bashkëshortin, Jakub Kindl.
Në rolin e turistes, Afërdita duket të mos ketë zgjedhur të qëndrojë vetëm në hotel por paralelisht, është duke i vizituar atraksionet kryesore turistike.
Mes tyre ka qenë edhe xhamia e madhe në Abu Dhabi në të cilën siç e do rendi dhe tradita, Afërdita është shfaqur e mbuluar duke na ofruar një imazh të cilin nuk rastisë ta shohim shpesh.
Edhe pse vetë është e besimit të krishterë, bukuroshja ka dëshmuar edhe një herë tolerancën ndër-fetare të shqiptarëve duke mos pasur asnjë kompleks në këtë pjesë./Prive.al