Si rrallë herë: Capital T shijon jetën e natës

By

Reperi Capital T, është goxha i angazhuar me krijimet e koncertet e tij. Pavarësisht se puna e tij është natën me mbrëmje muzikore, si natyrë Trimi është më shumë njeri i ditës, pasiqë zgjohet herët dhe ndjek obligimet gjatë ditës.

Mirëpo, përtej performancave të tij rrallë herë e shohim duke e shijuar jetën e natës si mysafir.

Por, kështu nuk ndodhi mbrëmë në Paris ku është duke qëndruar artisti këto ditë.

Në një ambient me shumë pak shqiptarë, Capital T vendosi të bëj qejf edhe për vete.

“Duke festuar jetën me vëllezërit e mi” – ka shkruar Trimi në postimin e bërë në mediat sociale, teksa sa i përket anës profesionale është duke punuar në albumin e tij të ri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm