Ndërron jetë kitaristi i njohur që frymëzoi gjenerata të tëra

By

Kitaristi i famshëm që pati shumë ndikim në muzikën e sotme, Andy Gill në bendin Gang of Four, vdiq në moshën 64 vjeçare.

Image result for andy gill

Tingulli i kitarës së Gill frymëzoi Kurt Cobain, Michael Stipe dhe Red Hot Chili Peppers, albumet debutues të të cilëve prodhoi pikërisht ai.

Andy Gill, kitaristi me Gang of Four, tingulli i të cilit ndikoi në gjeneratat e bandave post-punk, ka vdekur në moshën 64 vjeçare.

Image result for andy gill

Lajmi u dha nga grupi në kanalet e tyre në mediat sociale të shtunën. Ende nuk është bërë e ditur asnjë shkak i vdekjes, por ata shkruan se  “po dëgjonin miksime për projektin e radhës, ndërsa planifikonin turneun tjetër nga shtrati i tij në spital”.

Banda e nderoi atë si “një nga kitaristët më të mirë ndonjëherë … ne do ta kujtojmë atë për mirësinë dhe bujarinë e tij, inteligjencën e tij të frikshme, shaka e këqija, histori të çmendura dhe gota të pafundme të çajit “.

Burimi: The Guardian

 

Artikuj të ngjashëm