Kjo e famshme vishet me kreacionin e Lirika Matoshit në “Grammy 2020”

By

Dizajnerët shqiptarë duket se kanë qenë të preferuarit e yjeve ndërkombëtarë këtë vit për parakalim në tapetet e kuqe të ngjarjeve të rëndësishme që i paraprinin eventit Grammy Awards e më pas edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve këtë të diel që shkoi.

Edhe Lirika Matoshi, emër ky i përzgjedhur edhe nga të famshme tjera si aktorja Joey King, Elle King, Kim Kardashian (Klikoni këtu për artikullin e plotë) ishte prezente në tapetin e kuq të ceremonisë prestigjioze, pasi blogerja dhe make-up artistja e famshme, Tess Holliday zgjodhi një nga fustanet e kreatores shqiptare.

Fjala është për fustanin e ashtuquajtur “Fustani luleshtrydhe”, të krijuar nga Lirika Matoshi, të punuar me tyl dhe luleshtrydhe të vogla në të gjithë shtrirjen e dizajnit.

Lajmin e bëri të ditur Matoshi me anë të një postimi në formë albumi në llogarinë e saj në Instagram.

Po ashtu edhe make-up artistja e famshme hodhi në llogarinë e saj në mori shkrepjesh nga nata glamuroze duke etiketuar edhe dizajneren shqiptare.

 

 

Artikuj të ngjashëm