Televizioni holandez ‘dorëzohet’ para Eneda Tarifës!

By

Nëse fitorja e Enedës në FiK dhe kënga e saj “Përrallë” u kritikua nga publiku e media, duket se mjaftoi një intervistë në Amsterdam, që më në fund këngëtarja të përjetonte momentin e saj “HIT”.

Por, ngatërresa e Enedës me anglishten gjatë intervistës, nuk i pëlqeu aspak prezantueses së Portokallisë e cila i kërkoi gazetarit të “cut” (presë) atë sekuencë.

Pavarësisht se ranë dakord, televizioni holandez e publikoi videon e intervistës pa censuruar dhe momenti kur Eneda i kërkonte ndihmë Dhuratës për fjalën “improve” shkaktoi hilaritet në internet shkruan Lapsi.al.

Mirëpo, pas diskutimesh dhe dyshimesh të dala nga vetë shqiptarja se holandezët mund t’ia kishin bërë kastile, me sa duket kanë rënë dakord ta presin momentin e shumëpërfolur.

https://www.youtube.com/watch?v=43eZCdZL2Io

Artikuj të ngjashëm