Mozzik i hap letrat për Lorin: ‘Do ishim ende bashkë nëse nuk do e bëje ti bërllog’

By

Intervista e Loredanës mbrëmë në NIN me Alaudin Hamitin të cilën foli për shumë gjëra, shkaktoi bujë të madhe.

E duket se nga deklarimet e saj nuk ka shpëtuar pa u prekur as Mozzik i cili ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale me doza më të ashpra.

Ndryshe prej secilës herë kur ka folur për ndarjen paraprakisht me doza të kujdesit të shtuar, këtë radhë, reperi i njohur i është drejtuar ish-partneres me terme ‘mos gënje’ e ‘mos u viktimizo’.

Ai ka zgjedhur InstaStoryn për një seri postimesh ku shprehet:

‘Unë i kam 24 vjet, mashkull i ni familjes që mka mësu sa ka vlerë familja e sa ka vlerë respekti dhe dashuria. Kuptojeni një herë në jetën tuaj që nuk ndikohem nga portalet ose televizionet. Kurrë sem keni pa tu reagu deri sot sa i përket jetës tem private dhe kurrë nuk keni mem pa se karakteri jem osht beton. Copa copa ma dërgun do njerëz një intervistë e pash e kqyra dhe e dëgjova. Njeriu viktimizohet me shpresën që pastrohet e lirohet nga faji apo dicka tjetër’për jetën’.

Reperi vazhdon duke mohuar se arsyet e ndarjes kanë qenë ato që i përmendi Loredana e cila tregoi të paktën publikisht, shumë respekt për Mozzik.

‘Ti je ‘nanë’ e një nane nuk i ka hije me gënjy sepse është ligësi. E atë engjullin e vogël mos e përdor mu viktimizu, mu bo viktimë, kinse e dashur, çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e don, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë. Mu më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë, shumë mirë, e shumë mirë të njohin edhe ty. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë por ja që te ti po njifka sepse je shumë e re në këtë lëmi. E ti shumë mirë e di që njerëzit e tu e dinë cilat janë arsyet që unë jom largu nga t e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat sepse osht pjesë private, por mos u mburr me krenarinë e gabuar sepse po të gënjen egoja.’ – shprehet reperi në postimin e gjatë.

‘Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq, dhe doisha ende po të mos e bëje bërllog ti. Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë nuk ia kam dëshiuar vetes këtë martesë të shkurtër por ja që jeta qënka vetëm befasi. Do ngelesh nana e qikës tem, të uroj më të mirat në jetë. Kjo është hera e fundit që flas për këtë temë. Marre po më vjen mu marr me ksi sene palidhje, filma, seriala por nuk lejoj as me tentu me ma njollos emrin tem dhe të familjes tem’ – përfundon Mozzik.

Artikuj të ngjashëm