Vig Poppa në xhirimet e klipit me Kevin Edmond

Vig Poppa gati duetin me një nga artistët më interesantë!

By

Reperi i ish grupit të njohur Kosovar, KAOS ka gati një projekt të ri. Është bërë kohë që Vig Poppa është zhvendosur në Suedi për të jetur teksa në diskografinë shqiptare ka frymuar përmes bashkëpunimeve të shumta që ka sjellur.

Gjashtë muaj më parë të ftuar në këngën e tij ‘Haram’ kishte reperin shkodran Don Phenom ku grumbulluan afro dy milionë klikime në këtë projekt.

Ndërsa, tani radha është për një produksion të ri muzikor i cili vie në bashkëpunim me një artist unik. Fjala është për Kevin Edmond, me të cilin gjatë fundjavës kanë realizuar edhe videoklipin.

Kjo këngë është krijuar e gjitha në Suedi, teksa spoti është vizualizuar në Kosovë.

View this post on Instagram

Soon…@kevinedmond_

A post shared by Vigan Bardhi (@vigpoppa) on

Por, kush është Kevin Edmond?!

Në tetor të 2018-ës, Prive realizoi një intervistë me artistin unik i cili ka origjinë shqiptaro-latine, nëna e tij është nga Ferizaj teksa babai nga Kili, por që vetë Kevin jeton në Suedi.

Ka publikuar disa këngë, shumica në gjuhën spanjolle teksa nuk ka munguar edhe një projekt në shqip, i titulluar ‘Bjondina’.

Lidhja e tij me Shqipëtarët është e fortë, e për këtë arsye është duke synuar industrinë tonë të muzikës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm