Klan Kosova me 17-të Shkurt mbushi 9-të vjet ekzistencë.
E festa në televizion do vazhdojë edhe sonte me Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin.
Nikoqiri i emisionit NIN do ketë në panelin e tij nikoqirët e plot emisioneve të tjera, kolegët e tij për vjet e vjet me radhë.
Liberta Spahiu e Prive, Kushtrim Sadiku i Info Magazine, Emanuell Syla nga Sports Show dhe Naile Dema nga Lajmet, vijnë në NIN për të rrëfyer përvojat e tyre gjatë punës në televizionin më të madh në vend.
Por kjo s’përfundon me kaq.
Ata do të jenë protagonist të lojërave të Dinit, duke u përgjigjur në disa pyetje interesante, të tjera qesharake dhe disa provokative.
Mos harroni sonte në ora 21:40 në Klan Kosova. /Prive.al