Një lajm i mrekullueshëm ka ardhur këtë të Dielë nga këngëtarja shqiptare, Gjira Kajtazi!
Artistja me banim në Gjermani që tërhoqi vëmendje që në debutimin e saj të parë për stilin, revoltën në tekste e rrugëtimin në karrierë po bëhet nënë për të parën herë!
Lajmin e ka zbuluar vetë Kajtazi përmes një postimi në rrjete sociale ku shfaq barkun e saj nën mbishkrimin: ‘Nuk ka ndjenjë më të mirë se lëvizja e jetës brenda teje’.
Kujtojmë se Gjira ka qenë në një lidhje të gjatë me futbollistin Ali Ibrahimi, nga i cili u nda për rreth një vit për t’u ribashkuar më pas, siç pati zbuluar ekskluzivisht portali Prive.al në Tetor të 2017-tës.
Momentalisht, Gjira dhe Aliu nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale sërish teksa mbetet të kuptohen detajet me kalimin e kohës. /Privea.l